Papa Françesku në meshën e Krishtlindjeve u tha besimtarëve se Zoti i do të gjithë, madje edhe më të këqijtë prej nesh.
Papa Françesku tha që lindja e Jezusit është një kujtesë e dashurisë së pakushtëzuar të Zotit, raporton AP, transmeton Reporteri.net.
“Le të mos presim që fqinjët tanë të jenë të mirë para se të bëjmë diçka të mirë për ta, që kisha të jetë e përsosur për ta dashur atë, që të tjerët të na respektojnë para se t’i respektojmë. Le të fillojmë me veten tonë”, theksoi Papa.
AP vë në dukje se Papa Françesku hedh poshtë pikëpamjet e priftërinjve individualë të cilët nuk janë të kënaqur me hapjen e tij progresive për anëtarët e komunitetit LGBT, njerëzit e divorcuar dhe njerëzit e margjinalizuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.