Sipas vlerësimit të Organizatës Botërore të Motit (WMO), për një periudhë 5 vjeçare, temperaturat mesatare do të jenë 1.5 °C më të ngrohta sesa tani.
Organizata thotë se ka një mundësi prej 40% , që temperatura mesatare vjetore te rritet.
Sipas parashikimit global të klimës 10-vjeçare të ‘Met Office’, ekziston një probabilitet prej 90 % që të paktën një vit midis 2021-2025 të jetë më i nxehti i regjistruar.
Temperatura mesatare vjetore globale gjatë pesë viteve të ardhshme ka të ngjarë të jetë të paktën 1.5°C më e ngrohtë se nivelet para-industriale, raporton ‘France24’.
“Këto janë më shumë sesa thjesht statistika,” tha Sekretari i Përgjithshëm i ‘WMO’ Petteri Taalas.
Rritja e temperaturave nënkupton shkrirjen e akullit, nivelet më të larta të detit, më shumë valë nxehtësie, mot ekstrem dhe ndikime më të mëdha në sigurinë ushqimore, shëndetin, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.”
Marrëveshja historike për klimën e Parisit 2015 pa kombet të angazhohen për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në 2°C mbi nivelet para-industriale.
Joeri Rogelj, drejtor i kërkimit në Institutin Grantham në Imperial College London, tha se rritja e temperaturave nuk do të thotë se qëllimet e Parisit janë shkelur.
“Por ky është gjithsesi një lajm shumë i keq,” tha ai.
“Kjo na tregon edhe një herë se veprimi jonë deri më sot është plotësisht i pamjaftueshëm.”
OBSH tha se vlerësimi i ri tregoi probabilitetin e shtimit të cikloneve tropikale në Atlantik, si dhe rritje të reshjeve krahasuar me të kaluarën.