×
  • Lajme
  • Botë

    Paralajmërojnë shkencëtarët: Ky vullkan është gati në shpërthim

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 20:51

    Ekspertët paralajmërojnë për një shpërthim të mundshëm të Vullkanit që quhet Grimsvotn në Islandë dhe është më aktivi në ishull, i mbuluar totalisht nga akulli. Ky vullkan shpërtheu për herë të fundit në 201-ën dhe bëri që 900 fluturime të anuloheshin për shkak të sasisë së lartë të hirit.


    Një tjetër vullkan në Islandë që njihet me emrin Eyjafjallajokull shpërtheu në vitin 2010 duke shkaktuar panik mes banorëve dhe anulimin e 100 mijë fluturimeve, pavarëissht se Eyjafjallajökull është dukshëm më i vogël se Grimsvotn.

    Shkencëtarët kanë regjistruar shenja të zgjimit të vullkanit dhe të aktivitetit sizmik që tregon se magma është fryrë në pjesën e sipërfaqes.

    Dave McGarvie, një ekspert vullkanesh në Universitetin Lancaster, i ka dedikuar një artikull këtij rreziku ku thotë:

    ‘Aktiviteti në rritje termike ka shkrirë më shumë akull dhe gjithashtu ka pasur një rritje të fundit në aktivitetin e tërmeteve.Të gjitha këto shenja tregojnë për një shpërthim të afërt dhe sinjali tjetër për të cilin ekspertët po shikojnë është valë tërmetesh që mund të zgjasin me orë dridhjet’.

    Zyra Islandeze ka vendosur sinjalin e verdhë të rrezikut si një masë paraprake. Ekspertët thonë se për fatë të mirë, sasia e akullit që rrethon vullkanin mund të parandalojë skenarë katastrofikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!