×
  • Lajme
  • Botë

    Partia e Erdoganit dorëzon ankesë për humbjen në Ankara

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 13:51

    Partia e presidentit turk, AKP, ka njoftuar të hënën se pret që rezultati i zgjedhjeve për qytetin e Ankarasë të ndryshojë në favor të tyre pas dorëzimit të ankesave, ndonëse kandidati i partisë opozitare e ka fituar numrin më të madh të votave.


    Partia e Erdoganit i ka pësuar disa humbje në zgjedhjet lokale të së dielës pasi e humbi pushtetin në Ankara për herë të parë që nga themelimi i partisë në vitin 2001 dhe pritet që të shënojë humbje edhe në Stamboll.

    Gjatë një konference për gazetarë në Ankara, sekretari i përgjithshëm i partisë AKP, Fatih Sahin, tha se partia e tij do të bëj ankesë për rezultatin e zgjedhjeve për secilën zonë të kryeqytetit turk. Ai tha se AKP-ja do të shënojë përparim të dukshëm si rezultat i këtyre ankesave.

    Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, ka njoftuar se kandidati i opozitës për kryetar të Stambollit tash për tash ka epërsi prej 0.28 për qind ndaj kandidatit të partisë së Erdoganit, kur janë numëruar 99.8 për qind e votave.

    Të dy kandidatët e kanë shpallur veten fitues të garës për të kryetar të qytetit më të madh në Turqi, shkruan “Reuters”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!