Papa Françesku iu nënshtrua operacionit pas një problemi në zorrën e trashë me 4 korrik. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni menjëherë pas operacionit njoftoi se gjithçka shkoi mirë.
Sot pas 11 ditësh, Papa Françesku ka dalë spitali, sipas Sky Italia. Papa u shtrua në Poliklinikën Universitare të Agostino Cemelli në Romë.
Problemi në zorrën e trashë nuk është i vetmi problem shëndetësor që vuan Papa. Ai gjithashtu vuan nga dhimbja e shpinës dhe ka një problem në ijë. Në vitin 2014, kreu i Kishës Katolike Romake u detyrua të anulonte disa detyrime për shkak të një problemi në stomak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.