×
  • Lajme
  • Botë

    Pas 51 vjetësh deshifrohet mesazhi i koduar “ZODIAK” i vrasësit serial në Amerikë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 15:42

    Një nga misteret më të gjata që shoqëroi historinë e një vrasësi serial në shtetet e Bashkuara të Amerikës, i njohur me emrin Zodiak, është zbuluar.


    51 vjet pas dërgimit të letrës së koduar në redaksinë e një gazete në San Francisko, nga vetë vrasësi, një ekip kërkuesish e zgjidhën të fshehtën që përmbante shifra 340.

    “Shpresoj të argëtohesh shumë duke u përpjekur të më kapësh” ky është deshifrimi i letrës së vitit 1969, shkruar nga Zodiak, i cili pretendoi se vrau 37 persona.

    Mbi këtë çështje që kishte mbetur e fshehtë për dekada me radhë, punoi një ekip ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Belgjika. Ai i dha shpjegim shifrës 340 dhe ia dërgoi atë FBI-së.

    “Shpresoj që ju po argëtoheni shumë duke u përpjekur të më kapni … Unë nuk kam frikë nga dhoma e gazit sepse do të më dërgojë në parajsë shumë shpejt sepse tani kam mjaft skllevër për të punuar për mua .”- ishte ky mesazhi që fatkeqësisht nuk mundësoi asnjë gjurmë për identitetin e vrasësit.

    Personi që fshihej pas pseudonimit Zodiak u bë i njohur në vitet 1968 dhe 1969, kur ai mori përsipër autorësinë e disa vrasjeve. Për shumë vite ai u hetua por nuk u zbulua, edhe pse e sfidoi policinë duke i shkruar letra gazetës.

    Kjo histori ka frymëzuar edhe studiot e Hollivudit për realizimin e një filmi në vitin 2007.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!