×
  • Lajme
  • Botë

    Pas shpërthimit të koronavirusit, lideri i sektit korean bie në gjunjë për të kërkuar falje

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 17:09

    Udhëheqësi i një sekti në Korenë e Jugut, në qendër të shpërthimit të madh të koronavirusit, sot ka rënë në gjunjë duke i lutur për falje autoritetet të cilët janë duke hulumtuar rreth tij dhe duke e akuzuar për vrasje.


    Mesia i vetëshpallur, Lee Man-hee, ka ofruar falje të sinqertë dhe pranoi se shumë njerëz janë infektuar pas një shpërthimi të virusit në kishën Shincheonji, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.

    88 vjeçari ra në gjunjë dy herë para gazetarëve në Gapyeong, duke ulur kokën në dysheme dhe duke u lutur që qeveria ta falë atë.

    Kisha e fshehtë ka qenë e lidhur me më shumë se gjysmën e rasteve të virusit të Koresë së Jugut dhe është akuzuar për dështimin e bashkëpunimit më autoritetet për shpërthimin e sëmundjes duke bërë kështu që zyrtarët e Seulit të bëjnë thirrje për akuza.

    Do të doja të ofroja faljen time të sinqertë tek njerëzit në emër të anëtarëve”, ka thënë Lee me zërin e dridhur.

    Edhe pse kjo nuk ishte e qëllimshme, shumë njerëz janë infektuar”, ka shtuar ai.

    Lee po ashtu ka thënë se do bëjnë të pamundurën që virusi mos të vazhdojë të shpërndahet tek njerëzit e tjerë dhe se do t’i mbështesin ata materialisht.

    Më shumë se 260 mijë njerëz të lidhur me kishën e Shincheonji janë testuar për koronavirusin.

    Zyrtarët e Seulit kanë kërkuar nga autoritetet që të ngrenë akuza tjera duke përshirë edhe akuzat për vrasje kundrejt Lee dhe 11 udhëeheqësve të sekteve për dështim në bashkëpunim.

     /Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!