×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Pavarësisht se është infektuar me virus, Trump planifikon të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 23:00

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë javës së kaluar kishte konfirmuar se është infektuar me coronavirus.


    Pavarësisht kësaj, ai po planifikon të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial të planifikuar për në 15 tetor.

    Kështu së paku për CNN-in ka pohuar drejtori i komunikimit të fushatës elektorale të Trumpit, Tim Murtaugh, transmeton Telegrafi.

    I pyetur rreth planeve të debatit, Murtaugh tha, “Qëllimi i Presidentit është të debatojë”.

    Theksojmë se debati i dytë i përgjithshëm presidencial i zgjedhjeve do të organizohet në Miami, Florida. Ndryshe nga debati i parë, debati i tjetër presidencial do të marrë formën e një salle bashkie, ku pyetjet do t’u paraqiten kandidatëve nga banorët e zonës së Miamit.

    Trump me pajtimin e mjekëve ka konfirmuar se sot do të largohet nga spitali ushtarak në Marylandit dhe do të vazhdojë trajtimin kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!