Sot është 32-vjetori i masakrës në sheshin Tiananmen që la me qindra protestues pro-demokracisë në Kinë të vdekur, dhe për herë të parë pas dekadash “Victoria Park” në Hong Kong është thuajse e heshtur.
Me qindra efektivë policie janë dërguar në qytet ditën e sotme për të ndaluar vigjiljen e ndezjes së qirinjve përkujtimorë, një celebrim që ka tërhequr turma të mëdha çdo 4 qershor përgjatë 30 viteve të fundit. Kjo ditë ka shërbyer për të shfaqur ndenjat pro-demokratike të popullit dhe Kina e ka bërë të qartë se kjo shprehje është diçka që nuk mund ta tolerojë.
Autoritetet e Pekinit kanë ndaluar mbledhjen e këtij viti me pretekstin e COVID, ndonëse në Hong Kong nuk ka pasur rritje të infektimeve të reja përgjatë muajve të fundit. Policia gjithashtu pretendoi se është kundër “sigurisë kombëtare” që të mblidhen masa të mëdha njerëzish për evente që nuk kanë emër dhe esencialisht kanë kërcënuar njerëzit duke u kujtuar dënimet që kanë marrë aktivistë të tjerë që kanë marrë pjesë në protesta në Hong Kong.
Forcat e rendit kanë paralajmëruar se do të vendosin në terren mijëra oficerë që do të qëndrojnë në gatishmëri për të ndaluar “çdo mbledhje të jashtëligjshme”, ndërkohë që zyrtarët paralajmëruan se një ligj i ri për sigurinë kombëtare mund të përdoret për të ndëshkuar ata që përkujtojnë masakrën e Tiananmen.
Ndonëse edhe vitin e kaluar nuk u dha lekë për eventin përkujtimor, mijëra njerëz sfiduan autoritet. Por, shumë gjëra kanë ndryshuar në një vit, që Kina ka shtuar presionin kundër lëvizjeve pro-demokratike në Hong Kong, duke përdorur një ligj të ri për sigurinë kombëtare si armën për arrestimin dhe persekutimin e aktivistëve.
Politikani i vjetër i Hong Kong, Ching Cheong i cili ishte i burgosur në Kinë për 3 vite, ka thënë se këmbëngulja e Hong Kong-ut për të përkujtuar ngjarjes e Tiananmen-it e kishte bërë qytetin “ndërgjegjen e Kinës”.
“Është shumë e trishtë të shohësh se duke filluar nga viti i kaluar autoritetet kanë tentuar të nxjerrin nga memorja jonë kolektive ngjarjet që ndodhën, thjesht për arsye egoiste dhe që Partia Komuniste e Kinës të qëndrojë në pushtet. Nuk mendoj se thjesht përkujtimi mjafton për të rrëzuar regjimin komunist, por është një provë e pakundërshtueshme që regjimi ka shumë frikë nga njerëzit që kujtojnë krimet që ka bërë”- ka thënë ai.