×
  • Lajme
  • Botë

    Përkrahu sulmin rus dhe tradhtoi popullin e tij, vritet kryetari ukrainas

    Reporteri
    03 Mars 2022 | 10:52

    Kryebashkiaku pro-rus i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili mirëpriti pushtimin e Presidentit Vladimir Putin  raportohet se u qëllua për vdekje pasi paraprakisht u rrëmbye nga shtëpia e tij.

    Daily Mail raporton se Vlodymyr Struk, u vra të martën me armë zjarri.

    Duke  e dhënë lajmin në Facebook, këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko pretendoi se ai ishte një “mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut”  dhe ndoqi në mënyrë aktive një “pozicion pro-rus” javën e kaluar duke “komunikuar me rusët”.

    Gerashchenko shkroi në rrjetet sociale: “Një tradhtar i Ukrainës më pak! Vladimir Struk, ish-deputeti i Këshillit Rajonal të Luhanskut, kreu i Kreminetsk, u gjet i vrarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!