×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbytjet godasin Barcelonën, rritet vala e zemërimit tek qytetarët në Valencia

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 22:53

    Ekipet spanjolle të shpëtimit po fokusojnë kërkimin për persona të zhdukur në garazhet nëntokësore dhe një parkingu me disa kate, pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar në Valencia.

    Mendohet se klientët dhe punonjësit janë bllokuar brenda parkingut të veturave në një qendër tregtare në Aldaia, në periferi të Valencias, teksa vërshimi i ujit ka goditur zonën.

    Policia konfirmoi se nuk janë gjetur viktima në 50 veturat e para të inspektuara në parking, por raportimet thonë se këto vetura janë gjetur afër hyrjes së parkingut dhe se pjesa tjetër që është e zhytur nën ujë duhet të eksplorohet.

    Policia spanjolle ka përdorur dronë për të kontrolluar pjesën e brendshme të parkingut, për ta kuptuar më mirë situatën, ka thënë zëdhënësi i policisë. Agjencia Meteorologjike e Shtetit ngriti alarmin në rajonin verilindor të Katalonjës për reshje, ku Barcelona është goditur nga disa stuhi që kanë zgjatur pak minuta, por kanë mjaftuar për të anuluar 50 fluturime në aeroport.

    Autoritetet thonë se priten më shumë reshje gjatë orëve në vijim. Numri i viktimave në Valencia arriti në 217.

    Stuhia i zuri shumë viktima në vetura nëpër rrugë, tunele ose parkingje nëntokësore, ku operacionet e shpëtimit janë të vështira. Ka pasur zemërim për mungesën e paralajmërimit dhe mbështetjen e pamjaftueshme nga autoritetet pas përmbytjeve.

    Të dielën, mbreti dhe mbretëresha e Spanjës u qëlluan me baltë dhe objekte të tjera nga protestuesit e zemëruar gjatë një vizite në qytetin e Paiporta – nga më të prekurit në Valencia./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!