×
  • Lajme
  • Botë

    Përpjekja e fundit e Assange për t’i shpëtuar ekstradimit në SHBA

    Reporteri
    20 Shkurt 2024 | 12:08

    Themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange ka nisur seancën dyditore gjyqësore, në përpjekjen e tij të fundit për të apeluar ekstradimin nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

    Assange, i cili nuk është paraqitur në gjykatë për shkak se ishte i sëmurë, është në burgun britanik që prej vitit 2019 dhe kërkohet nga SHBA-ja për publikimin e dokumenteve sekretet të ushtrisë në vitet 2010 dhe 2011, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Në vitin 2021, Gjykata e Lartë e Britanisë mori vendim për ekstradimin e tij, duke rrëzuar pretendimet se shkaku i gjendjes së dobët mendore ai mund të vetëvritej në burgun e SHBA-së.

    Vendimi ishte vonuar deri në vitin 2022 kur sekretari i Punëve të Brendshme, Priti Patel kishte konfirmuar urdhrin për ekstradimin e tij.

    Në seancën e së martës, Assange ka kërkuar që të rishikohet vendimi i Patelit dhe të sfidohet vendimi i gjykatës i vitit 2021.

    Në rast se dështon, Assange do të nisë procesin e ekstradimit në SHBA.

    Ai ka insistuar se rasti është i motivuar politikisht dhe avokatët e tij kanë paralajmëruar se rastin do ta dërgojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse rrëzohet apeli i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!