Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direkte të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska.
Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.
Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp (67).
“Kjo është një tragjedi e tmerrshme për shumë familje”, tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska.
Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell (57), David Rogers (40), Caleb Halsey (26), Heather Halsey (25), Mackay Halsey (24) dhe Kirsten Wright (23). /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.