Gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emina Erdogan dje në ambasadën turke, pati një keqkuptim në një kafene aty pranë mes sigurimit të Zonjës së Parë turke dhe mysafirëve që ishin të pranishëm aty.
Përkatësisht, siç shkruan N1, sigurimi i Emina Erdogan, i armatosur hyri në një kafene aty pranë në rrugën Krunska, Beograd, për të vlerësuar situatën e sigurisë në atë pjesë të qytetit me rastin e vizitës së zonjës së parë, transmeton Reporteri.net.
Sidoqoftë, disa të ftuar dhe një nga kamerierët i ndaloi ata për të mos hyrë, duke u thënë atyre se nuk donin që njerëz të armatosur të hynin në kafene.
Dëshmitarët okularë për N1, thanë se ndodhi një grindje midis sigurimit të armatosur dhe mysafirëve të kafenesë.
Zyrtarët turq të sigurisë më pas thirrën një shef sigurie të ambasadës duke bërë që situata më pas të qetësohej. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.