Një viktimë myslimane përshëndeti terroristin, ndërkohë që ai marshoi drejt xhamisë në Zelandën e Re me armë, duke lënë të vdekur rreth 49 njerëz dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.
Sulmuesi i njohur si Brenton Tarrant hyri në xhaminë Al Noor në Christchurch për të vrarë 41 njerëz, ndërkohë që adhuruesit po i bënin lutjet e tyre të premten pasdite.
Videoja e tij e publikuar në Facebook, kapi një prej viktimave të tij të parë – i cili mbase tani është i vdekur – duke e mirëpritur atë me fjalët, “Përshëndetje vëlla”, transmeton Reporteri.net.
Ky besimtar është përshëndetur për aktin e tij të pabesueshëm të përkushtimit të guximshëm, ndërsa tregoi dhembshuri islame, madje edhe kur u përball me fuqinë e një pushke gjysmë automatike.
Terroristi supremacist i bardhë, i cili filmoi aktin makabër, është një nga katër personat e arrestuar mbi sulmet në dy xhami që lanë 49 persona të vdekur dhe 48 të tjerë lënduar në ‘ditën më të errët’ të Zelandës së Re.
Ai sulmoi xhaminë Al Noor rreth orës 1.45, duke hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike në drejtim të mbi 100 besimtarëve të pambrojtur që po kryenin lutjet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.