Për herë të parë ndonjëherë, Izraeli ka ndërmarrë sulme të drejtpërdrejta mbi infrastrukturën bërthamore të Iranit — jo mbi grupet përfaqësuese (proxy), por mbi objektiva kyçe brenda vendit: Natanz, Fordow dhe Isfahan.
Disa gjeneralë të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe shkencëtarë bërthamorë janë vrarë. Kjo është operacioni më i rëndësishëm i Izraelit që nga bombardimi i reaktorit Osirak në Irak në vitin 1981.
Mesazhi është i qartë: Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të zotërojë një armë bërthamore — dhe është i gatshëm të veprojë në mënyrë parandaluese, të hapur dhe në shkallë të gjerë.
Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar mbi 150 raketa balistike dhe më shumë se 100 dronë. Shumica u kapën në ajër, por disa arritën të godasin Tel Avivin dhe Jerusalemin, duke prekur zona të banuara dhe duke plagosur civilë.
Kjo shënon sulmin e tretë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj territorit izraelit gjatë këtij viti — por është bindshëm më i ashpri dhe më shkatërruesi.
Situata rrezikon të përshkallëzohet në një luftë rajonale. Hezbollahu, fraksione palestineze dhe milici irakiane janë duke u mobilizuar.
SHBA-ja është tashmë e përfshirë në kapjen e raketave dhe evakuimet emergjente. Hapësira ajrore mbi Iran, Irak dhe Izrael është mbyllur.
Çmimet e naftës dhe arit janë në rritje. Për herë të parë që nga Lufta e Irakut në vitin 2003, Lindja e Mesme ndodhet në prag të një konflikti të hapur ndër-shtetëror – me pasoja potencialisht bërthamore. /Telegrafi/
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbledhur kabinetin e tij të sigurisë.
Kjo vjen ndërsa Izraeli përballet me sulme të reja me raketa nga Irani.
Shërbimi i emergjencës izraelite Magen David Adom (MDA) thotë se rreth 14 persona janë plagosur në një shtëpi dykatëshe në Galilenë Perëndimore.
Një person është në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë nivele të ndryshme lëndimesh, u bë e ditur në njoftim. /Reporteri.net/
Irani nisi sulme të reja ndaj Izraelit sonte. Raketat u panë duke hyrë në hapësirën ajrore izraelite, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Ata u dhanë udhëzime banorëve në të gjithë vendin që të qëndronin pranë zonave të mbrojtura.
“Lëvizja në hapësirat publike duhet të mbahet në minimum dhe tubimet publike duhet të shmangen”, njoftuan ata.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se forcat e tyre ajrore po sulmojnë aktualisht objektiva ushtarake në Teheran, paralelisht me aktivitetin për të kapur raketat e lëshuara nga Irani.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se u lëshuan 100 raketa.
Sipas këtyre raportimeve, objektivat kryesore sonte ishin qytetet e Haifës dhe Tel Avivit.
Irani njoftoi se përveç 100 raketave, lëshoi edhe dronë drejt Izraelit.
“Sulmet do të shqetësojnë gjumin e popullit të Izraelit sonte”, tha televizioni iranian. /Reporteri.net/
Ushtria izraelite njoftoi se edhe në këto orë sulmet ndaj objektivave në Iran janë duke vazhduar.
Ndërkohë, sipas Reuters disa raketa janë parë mbi Jerusalem, ku banorët janë udhëzuar të qëndrojnë afër strehimoreve.
Ushtria izraelite tha se identifikoi raketa të lëshuara nga Irani të shtunën dhe sistemet po vepronin për t’i kapur ato.
Sirena janë dëgjuar edhe në Aman, kryeqytetin e Jordanisë. Jordania tani ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, raporton BBC.
Ushtria izraelite tha se Irani ende ka një arsenal që mund t’i shkaktojë dëme të mëdha Izraelit.
Ushtria izraelite shtoi se edhe në këto orë sulmet janë duke vazhduar.
“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë dhe shkatërrojmë bazat iraniane të raketave tokë-tokë”, u tha në deklaratë.
Ndërkohë, sipas Reuters se disa raketa janë parë mbi Jerusalem.
Sirenat e sulmeve ajrore po bien gjithashtu në Haifa.
Ushtria izraelite tha se identifikoi raketa të lëshuara nga Irani të shtunën dhe sistemet po vepronin për t’i kapur ato.
“Pas marrjes së një alarmi, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm”, tha IDF./Reporteri.net/
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video tjetër, këtë herë duke folur në anglisht dhe me sa duket duke iu drejtuar një audience amerikane, raporton BBC.
Ai fillon duke i uruar presidentit amerikan Donald Trump ditëlindjen, pastaj i bën homazh ushtarakëve dhe grave amerikane që kanë “mbrojtur lirinë” për 250 vjet.
Netanyahu thotë se ushtria izraelite po “mbron lirinë” gjithashtu në Lindjen e Mesme kundër asaj që ai e quan një regjim “tiranik” iranian.
“Armiku ynë është armiku juaj. Dhe duke bërë atë që po bëjmë, po merremi me diçka që do të na kërcënojë të gjithëve herët a vonë”, thotë ai.
Ai gjithashtu thotë, pa dhënë prova, se nëse Izraeli nuk do të kishte vepruar, Irani do t’i kishte armatosur përfaqësuesit e tij – si Hezbollahu dhe Hamasi me armë bërthamore.
“Kjo është ajo që Izraeli po bën me mbështetjen e qartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe popullit amerikan dhe shumë të tjerëve në botë”, shton ai.
Shtëpia e Bardhë në fillim u përpoq të distancohej nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit, por më vonë e mbështeti hapur atë, me Trumpin që e quajti atë “të shkëlqyer”. /Reporteri.net/
Ministria e Naftës e Iranit thotë në një deklaratë se dy fusha të mëdha gazi në provincën jugore Bushehr të Iranit janë sulmuar nga Izraeli.
Sipas raportimeve në mediat shtetërore iraniane, flakët kanë shpërthyer në fushën e gazit South Pars të Iranit – fusha më e madhe e gazit natyror në botë.
Kjo është hera e parë që ka raportime për sulmin e Izraelit ndaj fushave të gazit në Iran, raporton BBC.
BBC aktualisht po verifikon pamjet nga ajo zonë./Reporteri.net/
Iranian state media confirms recent strikes targeted the Phase 14 Refinery of the South Pars Gas Field, the Fajr Jam Natural Gas Refinery, and the Kangan LNG Port, all located in Bushehr Province, Southern Iran.
Analysis indicates Israel has initiated precision strikes against… pic.twitter.com/gXckeJ7o9R
— Vanguard Intel Group 🛡 (@vanguardintel) June 14, 2025
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se avionë luftarakë dhe asete ushtarake të RAF po dërgohen në Lindjen e Mesme. Kjo vjen pasi Irani paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Francën se bazat e tyre në rajon do të jenë në shënjestër nëse ndihmojnë Izraelin të ndalojë sulmet e Teheranit.
Duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në G7 në Kanada, kryeministri refuzoi të përjashtonte mundësinë e ofrimit të mbështetjes ushtarake për Izraelin, siç bëri tetorin e kaluar gjatë një sulmi balistik ushtarak nga Teherani, raporton Sky News.
Mbretëria e Bashkuar nuk ka ndërhyrë në asnjë veprim ushtarak që kur filluan sulmet e Izraelit të premten.
Por kryeministri britanik refuzoi të përgjigje nëse Mbretëria e Bashkuar do të përfshihej, siç bëri vitin e kaluar.
“Nuk do të hyj në këtë,” tha Starmer. /Reporteri.net/
Qeveria e Kosovës ka thënë se Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe se rruga diplomatike është e duhura për ta zgjidhur konfliktin, pas përshkallëzimit të situatës me Izraelin.
“Republika e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit.
Duke iu referuar të dhënave të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), ku theksohet se Irani nuk po i përmbush detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore, Qeveria e Kosovës ka thënë se Teherani duhet të ndalë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe “t’i përmbahet detyrimeve të IAEA”.
“Zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe parandalimin e pasojave më të gjera rajonale e globale”, thuhet më tej në deklaratë.
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre që ndodhen në rajon apo kanë kontakte atje, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe të autoriteteve lokale.
Në përfundim, Qeveria ka thënë se riafirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare, duke shprehur solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga konflikti aktual./Reporteri.net/
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se sulmet e Izraelit e kanë kthyer programin bërthamor të Iranit prapa, ndoshta me vite, dhe se goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur.
“Ne do të godasim çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahëve dhe ajo që ata kanë ndjerë deri më tani nuk është asgjë në krahasim me atë që
Ai shton: “Ne kemi hapur një rrugë drejt Teheranit. Në të ardhmen shumë të afërt, do të shihni aeroplanë izraelitë, Forcat Ajrore Izraelite, pilotët tanë, mbi qiellin e Teheranit.”
Ai shtoi se ushtria tani po shkatërron aftësinë e Iranit për të prodhuar raketa balistike./Reporteri.net/
Presidenti turk, Tayyip Erdogan, i ka thënë princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se sulmi i Izraelit ndaj Iranit tregoi se kërcënimi i Benjamin Netanyahut ishte kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal, sipas zyrës së Erdoganit.
Në një telefonatë të shtunën, Erdogan i tha bin Salmanit se Izraeli duhet të ndalet, të ulen tensionet dhe se mosmarrëveshja bërthamore mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave.
Një luftë potencialisht shkatërruese mund të krijojë valë migrimi të parregullt në të gjitha vendet e rajonit, tha gjithashtu Erdogan, sipas deklaratës./Reporteri.net/
Konsulli kroat dhe gruaja e tij pësuan lëndime të premten në mbrëmje gjatë një sulmi me raketa iraniane në Tel Aviv, ndërsa apartamenti i tyre u shkatërrua plotësisht, tha ambasadorja kroate në Izrael, Vesela Mrgjen Koraq , duke theksuar se ndërtesa ndodhet pranë Ministrisë së Mbrojtjes izraelite.
“Këto janë dy lëndime të lehta”, tha Grđen Korać, duke shtuar se konsulli pësoi një gërvishtje në këmbë dhe gruaja e tij një gërvishtje në kokë. “Të dy ishin në urgjencë mbrëmë. Ata mbetën në spital për vëzhgim dhe u liruan këtë mëngjes”, shtoi ajo, duke theksuar se ata ishin “plotësisht fizikisht në gjendje të mirë” megjithëse ishin të tronditur.
Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlić Radman, tha se ishte i tronditur nga lajmi se konsulli kroat dhe gruaja e tij u plagosën në sulmin iranian në Tel Aviv dhe dënoi sulmet ndaj civilëve dhe objekteve diplomatike.
“Jam i tronditur nga lajmi se konsulli ynë dhe gruaja e tij u plagosën në sulmin në Tel Aviv. Ndërtesa ku ata jetojnë u godit. Fola personalisht me ta dhe për fat të mirë, lëndimet janë të lehta dhe jo kërcënuese për jetën”, tha Grliq Radman.
Ministria është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën dhe po marrim të gjitha masat për të siguruar sigurinë e tyre, tha ministri, duke shtuar: “Ne dënojmë fuqimisht sulmet ndaj civilëve dhe objekteve diplomatike. Ne bëjmë thirrje për deeskalim dhe përmbajtje të menjëhershme.”
Potresen sam zbog vijesti da su u napadu na Tel Aviv ozlijeđeni naš konzul i njegova supruga. Pogođena je zgrada u kojoj žive.
Osobno sam razgovarao s njima i na sreću, ozljede su lakše naravi i izvan su životne opasnosti.@MVEP_hr je u stalnom kontaktu s veleposlanstvom i…
— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) June 14, 2025
Izraelitët nuk e prisnin frikën dhe ankthin që përjetuan nga e premtja deri të shtunën, me disa valë sulmesh me raketa iraniane që aktivizuan sirena sulmi ajror në të gjithë vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha në disa vende. Tre persona u vranë.
“Dëgjuam shpërthime të shumta. Disa mund t’i dallonim se ishin shumë afër dhe dera e dhomës sonë të sigurt dridhej”, tha një nga banorët duke përshkruar natën si “një nga më shqetësueset” që ka përjetuar, raporton CNN.
Ai ishte pranë vendit të goditjes së një rakete që vrau një grua 60-vjeçare të premten në mbrëmje.
Pasi kaloi natën duke vrapuar vazhdimisht për strehim me gruan dhe katër fëmijët e tij dhe duke dëgjuar shpërthime të forta e të frikshme, Aviad Caspi tha se ishte i tronditur nga dëmet e shkaktuara nga raketat.
Caspi jeton në komunitetin e vogël të Bitzaron pranë Ashdodit, i cili është rreth 30 kilometra (19 milje) nga kufiri izraelit me Gazën.
Kur pa imazhe të pasojave të një goditjeje me raketa në Rishon Lezion të shtunën në mëngjes, ai e kuptoi se ishte “në një shkallë të ndryshme” nga sulmet me raketa të Hamasit me të cilat izraelitët janë mësuar.
“Ishte një natë shumë e vështirë”, shtoi ai.
Rreth një orë më parë, një zëdhënëse e IDF mbajti një konferencë për shtyp, duke thënë se ushtria “ende po sulmon” në pjesë të ndryshme të Iranit.
Effie Deffrin thotë se një seri sulmesh kundër objektivave të ndryshëm kanë ndodhur në 24 orët e fundit, me më shumë se 150 të goditura.
Në Teheran, raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore ishin ndër objektivat, shton ajo, ndërsa një central bërthamor në Isfahan u godit gjithashtu.
Teherani u përgjigj duke lëshuar katër breshëri raketash balistike drejt Izraelit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, u tha në konferencë për shtyp.
Mediat shtetërore dhe ato gjysmëzyrtare iraniane kanë raportuar për një eksplozion të fuqishëm që ka ndodhur në një bazë ushtarake në perëndim të Iranit.
Bëhet fjalë për bazën Imam Hasan, e vendosur në provincën Kermanshah, një zonë me rëndësi strategjike për forcat iraniane, raporton skynews.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon një tym të dendur dhe të zi duke u ngritur mbi bazën, duke ngritur shqetësime për shkallën e dëmeve dhe shkakun e ngjarjes. Megjithatë, autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare që të sqarohet se çfarë ka shkaktuar këtë shpërthim.
Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ku konflikti midis Iranit dhe Izraelit, si dhe përplasjet me forcat ndërkombëtare, kanë intensifikuar shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Eksplozioni mund të ketë pasoja të rëndësishme për operacionet ushtarake iraniane dhe për situatën e përgjithshme në rajon.
Qytetarët dhe vëzhguesit janë në pritje të informacioneve të mëtejshme nga autoritetet zyrtare për të kuptuar më mirë natyrën e këtij incidenti dhe pasojat që mund të sjellë. /Telegrafi/
Janë publikuar pamje të reja nga sulmi i Izraelit në Iran.
Forcat Ajrore të Izraelit kanë vazhduar të publikojnë pamje të reja të sulmit të para dy ditëve në disa caqe ushtarake në Iran.
Në videot e publikuara në faqen zyrtare të tyre tregohet se si kanë goditur bombarduesit iranianë, derisa e kanë ditur me saktësi vendndodhjen e tyre në Teheran.
Tani për tani, luftimet midis Izraelit dhe Iranit duken të kufizuara vetëm në dy kombe.
Në Kombet e Bashkuara dhe gjetkë ka pasur mendime të ndryshme rreth arsyes së luftës.
Po sikur të bien në vesh të shurdhër?
Po nëse luftimet përshkallëzohen dhe zgjerohen?
Këtu janë vetëm disa skenarë të mundshëm, më të keq.
Amerika përfshihet në konflikt
Pavarësisht mohimeve të SHBA-së, Irani duket qartë se beson që forcat amerikane e kanë miratuar dhe të paktën kanë mbështetur në heshtje sulmet e Izraelit.
Irani mund të godasë objektiva amerikane në gjithë Lindjen e Mesme – si kampet e forcave speciale në Irak, bazat ushtarake në Gjirin Persik dhe misionet diplomatike në rajon. Forcat përfaqësuese të Iranit – Hamasi dhe Hezbollahu – mund të jenë dobësuar ndjeshëm, por milicitë e tij mbështetëse në Irak mbeten të armatosura dhe të paprekura.
SHBA-të e kishin frikë një mundësi të tillë sulmi dhe kanë tërhequr një pjesë të personelit të tyre. Në deklaratat publike, SHBA-të kanë paralajmëruar fort Iranin për pasojat e çdo sulmi ndaj objektivave amerikane, raporton bbc.
Çfarë mund të ndodhte nëse do të vritej një qytetar amerikan, për shembull, në Tel Aviv apo diku tjetër?
Presidenti amerikan, Donald Trump mund të ndjehej i detyruar të vepronte. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është akuzuar prej kohësh se kërkon të tërheqë SHBA-të në ndihmë për të mposhtur Iranin.
Analistët ushtarakë thonë se vetëm SHBA-të kanë bombarduesit dhe bombat në gjendje të depërtojnë në objektivat më të thella bërthamore iraniane, veçanërisht në impiantin e Fordowit.
Trump u kishte premtuar mbështetësve të tij të MAGA-së se nuk do të niste asnjë “luftë të përhershme” në Lindjen e Mesme. Por, gjithashtu, shumë republikanë mbështesin si qeverinë izraelite, ashtu edhe idenë se tani është momenti për të kërkuar ndërrimin e regjimit në Teheran.
Megjithatë, nëse Amerika do të bëhej një pjesëmarrëse aktive në luftë, kjo do të përfaqësonte një përshkallëzim të madh me pasoja të gjata dhe potencialisht shkatërrimtare.
Vendet e Gjirit përfshihen në konflikt
Nëse Irani nuk arrin të dëmtojë objektivat ushtarake dhe të tjera të mbrojtura mirë në Izrael, atëherë mund të synojë objektiva më të lehta në Gjirin Persik, veçanërisht ato vende që Irani beson se kanë ndihmuar dhe mbështetur armiqtë e tij ndër vite.
Ka shumë objekte energjetike dhe infrastrukturore në rajon. Kujtojmë se Irani u akuzua për sulmin ndaj fushave naftës të Arabisë Saudite në vitin 2019, dhe përfaqësuesit e tij Houthi goditën objektiva në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2022.
Që nga ajo kohë ka pasur një lloj pajtimi mes Iranit dhe disa vendeve të rajonit, transmeton Telegrafi.
Por, këto vende strehojnë baza ajrore amerikane. Disa prej tyre – në mënyrë të fshehtë – ndihmuan në mbrojtjen e Izraelit nga sulmet raketore iraniane vitin e kaluar.
Nëse Gjiri do të sulmohej, atëherë edhe ai mund të kërkonte që avionët luftarakë amerikanë të vijnë në mbrojtje të tij, ashtu si edhe të Izraelit.
Izraeli dështon të shkatërrojë kapacitetin bërthamor të Iranit
Po nëse sulmi izraelit dështon? Po nëse objektet bërthamore të Iranit janë shumë të thella, shumë mirë të mbrojtura? Po nëse 400 kilogramët e uraniumit të pasuruar në nivelin 60 për qind – karburanti bërthamor që është vetëm një hap larg nga përdorimi për armë, mjaftueshëm për rreth dhjetë bomba – nuk shkatërrohen?
Mendohet se ato mund të jenë fshehur thellë në miniera sekrete. Izraeli mund të ketë vrarë disa shkencëtarë bërthamorë, por asnjë bombë nuk mund të shkatërrojë njohuritë dhe përvojën e Iranit.
Po nëse sulmi izraelit bind udhëheqjen iraniane se mënyra e vetme për të penguar sulme të mëtejshme është të nxitojë drejt kapacitetit bërthamor sa më shpejt që të jetë e mundur?
Po nëse udhëheqësit e rinj ushtarakë që ndodhen rreth tryezës janë më të pamatur dhe më pak të kujdesshëm se paraardhësit e tyre tashmë të vrarë?
Së paku, kjo mund ta detyrojë Izraelin të ndërmarrë sulme të tjera, duke rrezikuar të përfshijë rajonin në një cikël të pandërprerë goditjesh dhe kundërgoditjesh. Izraelitët kanë një frazë të ashpër për këtë strategji; ata e quajnë “kositja e barit”.
Goditje ekonomike globale
Çmimi i naftës është tashmë në rritje.
Po nëse Irani përpiqet të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, duke kufizuar më tej lëvizjen e naftës?
Po nëse – në anën tjetër të Gadishullit Arabik – Houthit në Jemen dyfishojnë përpjekjet e tyre për të sulmuar anijet në Detin e Kuq? Ata janë aleati i fundit i mbetur, i ashtuquajtur përfaqësues, i Iranit me një histori të paparashikueshmërisë dhe oreks të lartë për rrezik.
Shumë vende në botë po përballen tashmë me një krizë të kostos së jetesës. Rritja e çmimit të naftës do të shtonte inflacionin mbi një sistem ekonomik global që tashmë po përkulët nën peshën e luftës tregtare të Trumpit.
Dhe mos harrojmë, njeriu që përfiton më shumë nga rritja e çmimeve të naftës është presidenti rus, Vladimir Putin, i cili papritur do të shihte miliarda dollarë të derdheshin në arkat e Kremlinit për të financuar luftën e tij kundër Ukrainës.
Rënia e regjimit iranian lë një boshllëk
Po nëse Izraeli arrin qëllimin e tij afatgjatë për të detyruar rrëzimin e regjimit revolucionar islamik në Iran?
Netanyahu pretendon se qëllimi i tij kryesor është të shkatërrojë kapacitetin bërthamor të Iranit. Por në deklaratën e tij dje, ai bëri të qartë se synimi i tij më i gjerë përfshin ndryshimin e regjimit.
Ai u tha “popullit krenar të Iranit” se sulmi po “hapte rrugën për ju që të arrini lirinë”, nga ajo që ai e quajti “regjimi juaj i lig dhe shtypës”.
Rrëzimi i qeverisë iraniane mund të jetë joshës për disa në rajon, veçanërisht për disa izraelitë. Por çfarë boshllëku mund të linte pas? Çfarë pasojash të paparashikuara mund të ketë? Si do të dukej një konflikt civil në Iran?
Shumë kujtojnë se çfarë ndodhi në Irak dhe Libi kur u rrëzuan qeveritë e tyre të forta dhe të centralizuara.
Prandaj, shumëçka varet nga mënyra se si do të zhvillohet ky konflikt në ditët në vijim.
Si – dhe sa fort – do të kundërpërgjigjet Irani? Dhe çfarë përmbajtjeje – nëse ka – mund të ushtrojnë SHBA ndaj Izraelit?
Nga përgjigjja ndaj këtyre dy pyetjeve do të varet shumë. /Telegrafi/
Izraeli po vazhdo t’i eliminojë udhëheqësit ushtarakë si dhe shkencëtarë bërthamorë.
Tre shkencëtarë bërthamorë iranianë raportohet se janë vrarë në sulme izraelitet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Këta tre emra – Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeid Borji – shtohen në gjashtë të tjerë të raportuar më parë nga Irani, duke e çuar numrin total në nëntë, në përputhje me pretendimet e ushtrisë izraelite.
Izraeli thotë se këto sulme janë pjesë e përpjekjeve për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, shkruan skynews.
Theksojmë se Izraeli ka eliminuar edhe disa komandantë të lartë ushtarakë duke i shkaktuar dëme të mëdha iranianëve.
Ndryshe, bisedimet midis Iranit dhe SHBA për një marrëveshje bërthamore janë vënë në pikëpyetje pas këtyre zhvillimeve. /Telegrafi/
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të paguajnë rëndë nëse Irani vazhdon me sulmet e tij me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian do të digjet.
“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pasi zhvilloi një takim mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite, shkruan CNN.
“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.
Dy raketa u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit të shtunën në mëngjes. Siç raporton CNN, të dyja ranë në tokë të hapur në një zonë që kufizohet me Rripin e Gazës.
“Pas sirenave që ranë në orën 10:15 në zonat e hapura në komunitetet pranë Rripit të Gazës, u identifikuan dy predha që ranë në zonën kufitare në Rripin e Gazës”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një deklaratë.
Nuk u raportuan të lënduar nga këto dy raketa të lëshuara nga Gaza.
Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francës se bazat dhe anijet e tyre në rajon do të shënjestrohen nëse ndihmojnë t’i ndalojnë sulmet e Teheranit në Izrael, raportoi media shtetërore iraniane të shtunën.
Irani ka thënë se do t’i vazhdojë sulmet , ndërsa një zyrtar citohet të ketë thënë se do t’i shënjestrojë edhe bazat amerikane në rajon ditët në vijim, raportoi BBC.
60 persona, përfshirë 20 fëmijë, raportohet se janë vrarë nga sulmi i Izraelit në një ndërtesë të banuar në Teheran.
Në mesin e fëmijëve ishte edhe një foshnjë 6-muajshe. Të premten autoritetet iraniane thanë se ishin vrarë 78 persona nga Izraeli.
Gjithsej 60 persona raportohet se janë vrarë pas një sulmi izraelit në një ndërtesë banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane.
Sipas “CNN“, telekomanda iraniane shfaqi pamje live të punonjësve që po largonin rrënojat nga vendi i një ndërtese 14-katëshe në kompleksin e banesave Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.
Sipas një gazetari në vendngjarje, 20 fëmijë janë vrarë në ndërtesën banimi, përfshirë foshnja që ishin vetëm 6 muajsh. Dhjetë trupa thuhet se ndodhen ende nën rrënoja.
Dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, tha të premten se të paktën 78 persona ishin vrarë nga sulmet izraelite. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse 60 viktimat e ndërtesës banimi ishin përfshirë në këtë numër.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se forcat ajrore të vendit janë gati të rifillojnë objektivat e goditura në Iran.
Pak më parë, shefi i shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir dhe shefi i forcave ajrore izraelite, gjeneralmajor Tomer Bar dhanë një vlerësim të përbashkët të situatës. Ata thonë se “rruga për në Iran është hapur”.
“Sipas planeve, avionët luftarakë të forcave ajrore do të fillojnë të kryejnë sulme ndaj objektivave në Teheran”, shtojnë ata.
Ndërkaq, në një përditësim pak më parë nga ushtria izraelite u tha se forcat ajrore të vendit goditën “dhjetëra” objektiva në Teheran gjatë natës, duke përfshirë infrastrukturën e raketave tokë-ajër.
Bar tha në një deklaratë se sulmet kishin “rëndësi operacionale dhe kombëtare”.
“Vendet strategjike u dëmtuan”, shtoi ai./Express/
Televizioni prestigjioz amerikan “CNN” kanë publikuar një video, të cilën e kanë verifikuar, e ku tregohet momenti dramatik i një rakete iraniane që bien në një zonë urbane të Tel Avivit, në një hapësirë ushtarake të Forcave Mbrojtëse të Izraelit,
Në një video të xhiruar nga një dëshmitar nga një ndërtesë aty pranë, mund të shihen disa predha duke u lëshuar nga toka drejt qiellit, ndërsa Irani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit gjatë natës së të shtunës.
Pak çaste më vonë, një raketë godet tokën duke shkaktuar një shpërthim të madh me re të mëdha tymi që ngrihen nga zona e goditjes, siç tregojnë pamjet filmike.
Izraeli ka filluar një filluar një sulm ajror gjatë ditës së djeshme drejt Iranit, ku ky i fundit iu kundërpërgjigj gjatë orëve të mbrëmjes.
Në një deklaratë të fortë dhe drejtpërdrejtë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje qytetarëve iranianë të ngrihen kundër regjimit aktual në Teheran, duke e cilësuar atë si “të lig” dhe “shtypës”.
“Ka ardhur koha që ju të bashkoheni rreth flamurit tuaj dhe trashëgimisë suaj historike. Të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq dhe shtypës që nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot. Kjo është mundësia juaj për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, tha ai me tone të ashpra drejtuar popullit iranian.
Ai theksoi se kjo është një mundësi historike për të kërkuar ndryshim dhe për të sfiduar një sistem që, sipas tij, nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve të Iranit.
“Unë jam me ju. Populli i Izraelit është me ju”, përfundoi fjalimin e tij, duke dhënë një mesazh mbështetjeje për iranianët që mund të ndihen të shtypur apo të pafuqishëm nën regjimin aktual.
⚡ BREAKING: Netanyahu calls on Iranians to rise up
💥 “And the time has come for you to unite around your flag and your historic legacy by standing up for your freedom from an evil and oppressive regime. It has never been weaker. This is your opportunity to stand up and let… pic.twitter.com/vhQEZGxWIz
— NEXTA (@nexta_tv) June 13, 2025
Deklarata vjen në një kohë jashtëzakonisht të tensionuar, me përplasje të rënda ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, dhe mund të shihet si një përpjekje për të nxitur ndasi të brendshme në Iran apo për të fituar simpati në nivelin e opinionit publik iranian. /Telegrafi/
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se nuk ka asnjë shqiptar deri tani të lënduar nga sulmet e fundit iraniane në Izraeli, teksa ministria thekson se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm nga pala shqiptare.
Po ashtu, theksohet përmes njoftimit edhe se fluturimet me Izraelin janë ndaluar deri në një njoftim të dytë.
Përmes një komunikate për media, MEPJ bën me dije se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.
Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.
Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.
Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.
Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.
Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës:
+972 54 480 6601
+972 54 904 2813
Mike Huckabee, ambasadori i SHBA në Izrael, tha se atij iu desh të shkonte në strehimoret e bombardimeve pesë herë gjatë natës, pasi Irani nisi valë sulmesh me raketa hakmarrëse kundër Izraelit.
“Ka qenë natë e trazuar në Izrael”, tha Huckabee, i cili ndodhet në vend, në një postim në X të shtunën në mëngjes.
Huckabee shtoi se Shabbat, dita e pushimit hebre që shënohet çdo të shtunë, duhet të jetë e qetë, por “ndoshta nuk do të jetë”.
Të mërkurën, departamentet e shtetit dhe të mbrojtjes së SHBA-së aranzhuan largimin e personelit ‘jo esencial’ nga vendet përreth Lindjes së Mesme, dy ditë përpara se Izraeli të ndërmerrte sulmin e tij, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Huckabee, ish-guvernatori i Arkansas u emërua nga Presidenti Donald Trump për postin me bazë në Jerusalem në nëntor të vitit të kaluar.
Ai ka qenë një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe dikur thoshte se “nuk ka diçka të tillë si palestinezë”.
Pamje dramatike nga Tel Avivi tregojnë momentin e saktë kur selia e ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv u godit nga raketat iraniane.
Shpërthimi u shoqërua me flakë dhe tym të dendur, ndërsa alarmet e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin.
Goditja vjen në një moment kritik, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare të Izraelit dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Sipas mediave izraelite, ky ishte sulmi i dytë me raketa i lëshuar nga Irani në drejtim të territorit izraelit brenda pak orësh.
Sasia e raketave dhe dronëve të lëshuar tregon një shkallë të lartë të përgatitjes ushtarake dhe një përgjigje të koordinuar nga ana e Teheranit.
Situata në rajon vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar, me potencial për përshkallëzim në një konflikt të hapur rajonal.
Forcat e mbrojtjes izraelite janë në gatishmëri të plotë, ndërsa raportimet për dëme dhe viktima janë ende në zhvillim. /Telegrafi/
Forcat iraniane lëshuan disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës.
Një raketë thuhet të ketë rënë pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit.
Këto janë pamjet e fundit nga qyteti bregdetar, ku të paktën 21 persona kanë mbetur të plagosur.
Izraeli kreu dje sulme ajrore në të gjithë Iranin, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se 78 persona janë vrarë dhe mbi 320 janë plagosur.
Mes të vrarëve janë edhe tre nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Iranit, Gjenerali Mohammad Bagheri, që kishte nën mbikëqyrje të gjitha forcat e armatosura; Gjenerali Hossein Salami, që drejtonte Gardën Revolucionare Paramilitare dhee Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, drejtues i programit të raketave balistike.
Iravani tha se shumica e të plagosurve janë civilë, shkruan skynews.
Shërbimi i ambulancës izraelite raportoi se 34 persona u plagosën të premten në mbrëmje në Tel Aviv, shumica me lëndime të lehta.
Më pas policia njoftoi se një person kishte ndërruar jetë.
Disa orë më vonë, një raketë iraniane raportohet se goditi banesa në qytetin qendror izraelit Rishon Lezion, duke vrarë dy persona dhe plagosur 19 të tjerë.
Të gjitha këto shifra janë bazuar në të dhëna nga autoritetet dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/
Kanë kaluar pak më shumë se 24 orë që kur Izraeli nisi një sulm masiv me dy drejtime kundër Iranit, që synonte shkatërrimin e zonave bërthamore të vendit dhe eliminimin e udhëheqjes së tij ushtarake në Teheran.
Irani, i cili u zotua për një “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmit, nisi disa valë sulmesh vdekjeprurëse kundër Izraelit gjatë natës së të shtunës, me të dyja palët që raportuan vdekje dhe plagosje të shumta.
Sirenat ranë në Izrael në mëngjesin e së shtunës dhe shpërthime u raportuan në Tel Aviv, Jerusalem dhe Teheran, pasi konflikti në rritje rrezikon ta tërheqë Lindjen e Mesme në një luftë më të gjerë, shkruan CNN.
Ja çfarë duhet të dini:
Sulmet gjatë natës: Forcat iraniane lëshuan disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës deri të shtunën. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se shënjestroi qendrat ushtarake izraelite dhe bazat ajrore në sulmet me raketa të premten. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes ajrore të Teheranit ishte aktiv në fillim të së shtunës pas një raundi tjetër të sulmeve izraelite, raportoi media shtetërore iraniane.
Kapjet dhe dëmtimet: Ushtria izraelite pretendoi se ka kapur disa nga vala e fundit e raketave iraniane, por ka raporte për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave, si dhe shtëpi të shkatërruara ose dëmtuara. Ekuipazhet e emergjencës po reagonin ndaj predhave të rëna. Shpërthime të forta u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Vdekje dhe plagosje: Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën dy persona, thanë autoritetet izraelite. Një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit. Dhe një grua u vra kur një fragment arme ra në Ramat Gan, gjithashtu afër Tel Avivit. I dërguari i Izraelit në SHBA më herët tha se rreth 40 persona ishin plagosur. Në Iran, të paktën 78 njerëz u vranë në sulmet izraelite, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Më shumë se 320 njerëz u plagosën, shumica prej tyre civilë, shtoi ai.
Bazat e Forcave Ajrore në shënjestër në Iran: Ushtria izraelite tha se goditi dy baza të forcave ajrore iraniane – të përdorura për operacione me raketa dhe dron – të premten. Ato përfshijnë bazën ajrore Hamadan në Iranin perëndimor, bazën ajrore Tabriz, një vend lëshimi raketash tokë-tokë, në veriperëndim të vendit.
Paralajmërimet: Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të premten vonë se Irani kishte “kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar në qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguante një “çmim shumë të rëndë”. Irani tha se do të intensifikojë sulmet e tij ndaj Izraelit dhe do të synojë bazat rajonale të çdo vendi që përpiqet ta mbrojë atë. Netanyahu paralajmëroi Iranin të premten se “më shumë janë në rrugë”.
Bisedimet bërthamore: Një raund i gjashtë i bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit do të fillonte të dielën. Presidenti amerikan Donald Trump i tha Reuters se bisedimet e Uashingtonit me Iranin janë ende të planifikuara, megjithëse ai nuk është i sigurt se ato do të vazhdojnë. Trump i tha NBC Neës se Irani “mund të ketë një mundësi tjetër” për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe la të kuptohej se iranianët po i afrohen atij.
Të premten herët, Izraeli nisi një valë sulmesh të paprecedentë ndaj Iranit, duke goditur vendet kryesore në programin bërthamor të vendit, si dhe zonat e banuara në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe duke vrarë disa nga udhëheqësit ushtarakë të rangut më të lartë të vendit. Izraeli kishte shtyrë vazhdimisht idenë për një opsion ushtarak për të ndaluar programin bërthamor të Iranit. Ai tha të premten se Teherani kishte avancuar një “program sekret për të montuar një armë bërthamore” dhe ishte më afër se kurrë për të pasë një të tillë. Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë dhe se programi i tij bërthamor është për qëllime energjetike. /Express
*Në fotografi: Sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite Iron Dome duke qëlluar për të kapur predha mbi Tel Aviv të shtunën. Leo Correa/AP