Pesëdhjetë vjet nga një pushtim që e ndau ishullin e Qipros më dysh, shumë banorë – si grekët qipriotë, ashtu edhe turqit qipriotë – ende shpresojnë për një zgjidhje, raporton Radio Evropa e Lirë.
Qiproja u bë pjesë e Bashkimit Evropian më 2004, pavarësisht të qenët ishull i ndarë, përderisa e vetëshpallura Republikë Turke e Qipros Veriore mbetet e izoluar ndërkombëtarisht dhe e njohur vetëm nga Turqia.
Më 20 korrik 1974 trupat turke pushtuan veriun e Qipros, një ngjarje madhore që bëri që ishulli mesdhjetar të jetë i ndarë edhe sot.
Pushtimi u nxit nga një puç ushtarak, i mbështetur nga Qeveria greke që mëtoi të bashkonte ishullin me Greqinë.
Republika turkq e Qipros Veriore shpalli njëanshëm pavarësinë më 1983, por shteti u njoh vetëm nga Turqia, e cila mban mijëra trupa në ishull.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.