Pilotët e një aeroplani komercial të mbushur me pasagjerë ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakonshme derisa ishin duke fluturuar, ata panë drita të mëdha që shkëlqenin në qiell, shkruan The Drive.
Por as që kishin menduar se bëhet fjalë për raketën 31 milionë dollarëshe që ka forcën shkatërrojë një vend të tërë, kjo për faktin se përmban kokë bërthamore.
Testimi i raketës balistike nga nëndetësja amerikane Nebraska, është filmuar nga brendësia e kabinës së aeroplanit meksikan që po fluturonte për në Tijuana, transmeton Telegrafi.
Nëndetësja Nebraska e stacionuar në bregun jugor të Kalifornisë, kishte lansuar të paktën katër raketa balistike Trident II nga 4 deri më 6 shtatori.
“Uou”, dëgjohet duke thënë njëri nga anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit komercial derisa para syve të tij po fluturonin raketat që bënin dritë sikur të ishin yje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.