×
  • Lajme
  • Botë

    Po fliste para studentëve, presidenti francez heq maskën për pak sekonda për t’u kollitur

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 8:52

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka nxitur reagime të ashpra të opinionit në Francë, pasi një video e publikuar në Twitter e shfaq se si ai heq maskën mbrojtëse për pak sekonda derisa flet para studentëve në një fakultet në Francë, shkruan euronews.


    Derisa po i adresohej të rinjve në kampin veror të universitetit Clermon-Ferrand në pjesën qendrore të Francës, lideri me sa duket kishte problem ta mbajë maskën, ku për një moment e hoqi për t’u kollitur sepse po e ngufaste, transmeton Telegrafi.

    “Do ta vendosë një maskë më të hollë sepse më duket se kjo po absorbon gjithçka”, dëgjohet i pari i Francës duke thënë.

    Por, përdoruesit e shumtë të rrjetit social Twitter, kanë kritikuar presidentin francez kur hoqi maskën mbrojtëse për t’u kollitur sepse sipas tyre nuk e ka respektuar protokollin kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!