Policia afgane njoftoi se nëntë fëmijë kanë vdekur nga shpërthimi i një bombe. Raportohet se fëmijët ishin duke shkuar në shkollë në momentin kur shkelën në mjetin shpërthyer.
Ky rast tragjik ndodhi në kohën kur është rritur numri i viktimave civile në vendin e rrënuar nga lufta.
Shpërthimi i minës ndodhi në provincën verilindore të Takharit. Në Afganistan, fëmijët shkojnë në shkollë edhe të shtunën.
“Kjo zonë është nën kontrollin e talibanëve dhe që prej kohës kur forcat e sigurisë kryen sulme kundër këtij grupi, talibanët kanë vendosur mina kundër tyre”, tha Khalil Asir, zëdhënës i policisë lokale.
Merret vesh se fëmijët ishin të moshës 9 deri 12-vjeçare dhe sipas këtij zëdhënësi, katër prej tyre ishin nga një familje talibanësh.
Numri i viktimave civile në Afganistan është rritur në nivel rekord këtë vit, pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve për të arritur marrëveshje të paqes përmes negociatave.
Rreth 4300 njerëz janë vrarë ose plagosur nga korriku deri në shtator. Kjo shifër është 42 për qind më e lartë se ajo e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, shkruan “Reuters”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.