×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Policia “blindon” shtëpinë: Burri ngatërron “britmat” e papagallit me ato të gruas

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 18:17

    Policët në Florida mbërritën në një shtëpi për hetim, pasi morën raporte të një gruaje duke bërtitur, por në fakt bëhej fjalë për një papagall.


    Ky moment ndodhi jashtë shtëpisë së një çifti në Lake Worth Beach ndërsa burri po rregullonte makinën e gruas i tij pak para natës së Vitit të Ri, e ku me vete kishte edhe papagallin e tij i cili po bërtiste, shkruan Reporteri.net.

    Vetëm dy minuta më vonë,policia mbërritën në shtëpinë e çiftit, duke e bërë burrin të kapej në befasi.

    Ata e informuan burrin se një fqinj aty pranë raportoi se kishte dëgjuar britmat e dëshpëruara të një gruaje nga brenda shtëpisë.

    Me buzëqeshje burri u kthye kah papagalli duke ia shpjeguar policisë rastin qesharak. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!