Guardia di Finanza Italiane gjatë një operacioni të ekzekutuar mëngjesin e sotëm i ka sekuestruar 360 mijë krye bosit mafioz Ndranghetës Alfonso Mannolo, i familjes MANNOLO-TRAPASSO-FALCONE-ZOFFREO, me veprim në komunën San Leonardo di Kutro për llogari të të cilit, vepronte sipërmarrësi italian Antonio Gallo.
Gallo është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Basso profilo” dhe i akuzuar për aktivitet kriminal mafioz, riciklim parash, mashtrim fiskal e faturim të falsifikuar kompanish fiktive me pronarë dhe disa shtetas shqiptarë.
Bosi mafioz Alfonso Mannolo është arrestuar pak kohë më parë dhe operacioni i sotëm i koduar “Para të kuqe gjaku” ka çuar në zbulimin e kasafortës ku ai kishte fshehur rreth 360 mijë euro të fituara nga aktiviteti kriminal i kërcënimit, zhvatjes e trafikut të drogës.
Kasaforta u gjet në murin e një vile në zotërim ta familjes mafioze e pas një urdhri kontrolli policor lëshuar nga Antimafia italiane.
Operacioni i sotëm “Para të kuqe gjaku” u drejtuar nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri.
Mafiozi Alfonso Mannolo konsiderohet si një nga bosët kryesor të Ndranghetas kalabreze. Emri i tij është përfshirë në dosjen hetimore e në përgjimet e antimafias italiane në operacionin “Basso Profilo”.
https://www.youtube.com/watch?v=ltWmFMcEWFU