×
  • Lajme
  • Botë

    Policia malazeze arreston priftërinjtë në Mal të Zi, organizuan meshë kundër rregullave për COVID-19

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 22:48

    Policia në qytetin e dytë më të madh në Mal të Zi, Nikshiq ka lëshuar urdhër kontrolli për Peshkopin Joanikiju dhe tetë priftërinj të tjerë për shkak të një meshe të mbajtur sot, në kundërshtim kjo me rregullat kundër koronavirusit.


    Gazeta malazeze ‘Vijesti’ raporton se policia pritet që tetë priftërinjtë t’i shoqërojë për në komisariat për intervistim.

    Mesha është mbajtur në kohën kur masat e ndërmarra kundër koranvirusit nuk parashohin tubime të tilla fetare dhe as grumbullime të llojeve të tjera të njerëzve.

    Masa ndaj tyre janë kërkuar edhe nga organet kompetente për sëmundjet infektive, shkruan Reporteri.net.

    “Ne i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit dhe prokurorit suprem të shtetit që të ndërmarrin masa ligjore brenda kompetencave të tyre sa më shpejt të jetë e mundur, pa asnjë vonesë ose kufizim, dhe të ndjekin penalisht organizatorët e tubimit të paligjshëm në rrethana shumë të rrezikshme epidemiologjike”, tha Organi Kombëtar i Malit të Zi për Sëmundjet Infektive.

    Ndërkohë një numër njerëzish janë mbledhur para kishës për të kundërshtuar arrestimin e priftërinjëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!