Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas mbërritjes në Beograd të martën.
Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.
Ai i tha Vuçiqit në aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.