×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti Trump pa prova se coronavirusi u krijua në laborator? Flet Shtëpia e Bardhë

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 9:01

    Sekretarja e re e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany e përdori konferencën e saj të parë për shtyp për t’i bërë jehonë komenteve të presidentit Trump mbi rolin e Kinës në pandeminë e koronavirusit.


    Ajo u ndal në argumentin e Trampit duke siguruar se dëshmia e tij ishte i bazuar.

    Presidenti Donald Trump, tha më herët se ka parë informacione që koronavirusi të ketë dalë nga një institut i virologjisë në Kinë.

    Presidenti tha se ishte i sigurt se virusi e kishte origjinën nga Instituti i Virologjisë në Uhan të Kinës, përpara se të kritikonte përsëri përgjigjen e hershme të OBSH-së për shpërthimin.

    Shumica e shkencëtarëve besojnë se virusi u shfaq në një treg të qytetit kinez, dhe është i lidhur me një kafshë që nuk është identifikuar ende.

    Kjo ishte hera e parë që McEnany u përball me gazetarët në Shtëpinë së Bardhë, diçka që paraardhësja e saj në këtë post, Stephanie Grisham nuk e bëri asnjëherë gjatë një periudhe nëntëmujore si sekretare e shtypit.

    Gjatë administratave të kaluara, një sekretar shtypi i Shtëpisë së Bardhë që mban një konferencë zyrtare vështirë se do të përbënte lajm, por është diçka e pazakontë për administratën aktuale, në të cilën Presidenti i fiksuar nga media e sheh veten si zëdhënësin, drejtorin e komunikimit dhe strategjistin më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!