Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte një element tjetër që shkaktoi irritim te presidenti amerikan, Donald Trup, gjatë takimit të tensionuar në Zyrën Ovale.
Sipas Sky News, Zelensky ishte këshilluar nga ekipi i Trump që të vishte një kostum formal gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, presidenti ukrainas vendosi të mos i përmbahej protokollit të kërkuar, duke zgjedhur një veshje më sportive.
Më pas, gjatë konferencës për shtyp, Brian Glenn, i cili është korrespondenti kryesor i Shtëpisë së Bardhë për uebsajtin e krahut të djathtë Real America’s Voice, e pyeti Zelenskyy pse nuk vesh kostum dhe e akuzoi atë për mungesë respekti për Amerikën.
“Do të vesh kostum kur kjo luftë të mbarojë. Ndoshta jë si kjo juaja. Ndoshta diçka më të mirë, nuk e di, do të shohim. Ndoshta diçka më të lirë”, u përgjigj Zelensky.
Kjo pyetje shkaktoi një atmosferë edhe më të tensionuar pas takimit.
Brian Glenn: Why don’t you wear a suit?!? Do you own a suit? pic.twitter.com/p1gdffSPkJ
— Acyn (@Acyn) February 28, 2025