E përditshjma greke “Proto Thema” ka siguruar ditën e sotme pamjet ekskluzive nga momentet para ekzekutimit të gazetarit kriminalistik grek, George Karaivaz.
Siç duket dhe nga pamja filmike të kapura nga kamerat e sigurisë të ambienteve pranë vendit të ngjarjes, autorët kanë mbërritur në banesën e gazetarit mbi një motor dhe të dy janë të maskuar duke pritur daljen e gazetarit për ta ekzekutuar.
Policia greke ka bërë me dije se vrasësit më pas e kanë braktisur motorin që është përdorur për aktin kriminal. Dyshohet që vrasësit të jenë të jo-grekë të paguar për të kryer aktin dhe me gjasa kanë tentuar largimin ose synojnë të dalin jashtë shtetit, çka ka rritur vigjilencën në pikat dalëse të Republikës së Greqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.