×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohet data e mbajtjes së Paradës së parë myslimane të LGBTQ+ në Britaninë e Madhe

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 13:55

    Organizata britanike për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, Imaan, e kanë caktuar datën për mbajtjen e “Parada Myslimane”.


    Parada do mbahet më 11 prill në Londër, për nderë të 30 vjetorit të organizatës dhe do jenë pjesëmarrëse disa panele ku do të diskutohet për artin, kulturën dhe historinë, transmeton Reporteri.net.

    Kjo është para e parë e komunitetit LGBTQI nga myslimanët.

    Ne si komunitet mysliman LGBTQI, shpesh e gjejmë vetën të izoluar, pa komunitet dhe përballemi vazhdimisht me abuzimin e homofobisë, transfobisë dhe islamofobisë”, kanë deklaruar përfaqësues të organizatës Imaan.

    Ata gjithashtu kanë publikuar edhe një listë mjaft impresive me të ftuar të ndryshëm duke përfshirë amerikanë, njerëzit me ngjyrë, myslimanët biseksual, aktivistin dhe autorin Blair Imani, shkrimtarin dhe prodhuesin e filmave britaniko-irakian Amrou Al-Kadhi dhe aktivistin trans, Asifa Lahore.

    Shkrumtari britaniko-irakian, Amrou Al-Kadhi, ka thënë në një konferencë për shtyp se mediet kanë provuar që të kontrollojnë identitetet islamike për një kohë të gjatë, duke na future në një luftë të tmerrshme me kulturë sikur Islami të jetë armiku i vdekshëm i identitetit të hileve./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!