Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.
Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.
Pas sulmit, tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg është mbyllur, teksa organizatori ka bërë thirrje që të gjithë të pranishmit të largohen nga qendra e qytetit.
Tashmë është publikuar edhe momenti i sulmit.
Pamjet nga mediat sociale, tregojnë momentin kur një makinë e zezë hyri drejtpërdrejt në turmë e njerëzve.
Në video, shihen dhjetëra njerëz të mbledhur në treg dhe makina futet me forcë mes tyre. Njerëzit ikin nga makina në panikë.
Në video, dhjetëra njerëz janë mbledhur përpara stendave të tregut. Makinë futet me forcë në mesin e tyre. Të tjerë ikin nga makina në panic, disa duke u hedhur në stenda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.