×
  • Lajme
  • Botë

    Putin aksidentalisht zbulon gënjeshtrën e madhe ruse për sistemet raketore S-400 dhe S-500

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 14:13

    Si njofton media ruse “Avia.pro”, presidenti Putin, gjatë një konference kishte deklaruar se sistemet kundërajrore ruse S-400 dhe S-500, nuk kanë aftësi teknike për rrëzimin e raketave hipersonike.


    Putin, gjatë deklaratës ishte shprehur se Rusia është duke punuar që të zhvilloj sisteme të reja të mbrojtjes raketore, të cilat do të kenë mundësi të rrëzojnë raketat hipersonike.

    Kjo deklaratë e Putin, për sistemet S-400 dhe S-500 bie ndeshë me deklaratën e më hershme të ish-kreut të forcave të mbrojtjes kundër ajrore ruse, Sergej Khatylev, i cili gjatë një interviste kishte deklaruar se sistemet kundërajrore ruse janë të afta të rrëzojnë raketat hipersonike, me çka raketat hipersonike shpallen të mposhtura.

    Propaganda ruse me qëllim lartësimin e armatimet ruse dhe fuqisë së ushtrisë ruse, është e madhe, por problemet e shpeshta teknike të aeroplanëve luftarak rus, djegia e aeroplan bartëses së vetme ruse, si dhe dështimi i shumë armatimeve ruse gjatë luftimeve në Siri dhe Libi, e dëshmojnë të kundërtën. Rasti më i freskët i dështimit të armatimeve ruse, që ishin lartësuar nga propaganda ruse, është rasti i sistemit të mbrojtjes kundër ajrore Pancir S-1, i cili gjatë sulmeve në Siri dhe Libi është treguar pothuajse i padobishëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!