Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Perëndimi është duke dëmtuar interesat e tij dhe drejtpërdrejt është duke provokuar një krize globale me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.
Duke vënë në dukje rritjen e ndjeshme të inflacionit, Putin tha në mbledhjen e qeverisë për çështjet ekonomike se çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në Eurozonë.
Gjatë fjalës së tij që u transmetua në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, lideri rus paralajmëroi se vazhdimi i obsesionit me sanksione do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasojat më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian.
Putin tha gjithashtu se elitat e vendeve perëndimore janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.