×
  • Lajme
  • Botë

    Çfarë po ndodh me Putinin? Shikoni si nuk mund ta ndalë kollitjen gjatë një takimi

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 9:40

    Kremlini u detyrua të mohojë që Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore të mërkurën pasi ai u përballë me një kollitje gjatë një takimi përmes videopamjeve.


    Sipas mediave të huaja, presidenti rus, 68 vjeç, u përpoq të mbaronte fjalimin e tij ndërsa u fliste zyrtarëve të lartë për ‘problemet akute financiare’ të shkaktuara nga COVID-19.

     

    Por siç thuhet më tej, videoja u redaktua më vonë në mënyrë që kollitja e Putinit dukej më pak e rëndë në një version të postuar nga zyra e tij, transmeton telegrafi.

    Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit dhe u tha se ai ishte ‘absolutisht normal’.

    “Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin pothuajse pa ndalur”, ka thënë agjencia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!