Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë biseduar sot përmes telefonit lidhur me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë
Vladimir Putin ka thënë se i është kushtuar vëmendje e veçantë bisedimeve që u zhvilluan më 4 shtator në Washington dhe atyre në Bruksel më 7 shtator.
“Putin ka konfirmuar pandryshueshmërinë e pozicionit primar të Rusisë sa i përket gjetjes së një kompromisi dhe zgjidhje të balancuar që është e pranueshme nga Beogradi, I cili duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së”, shkruar Kurir, transmeton Express.
Poashtu është diskutuar edhe partneriteti strategjik mes Rusisë dhe Serbisë.
“Rusia vlerëson lartë kontributin personal të Aleksander Vuçiq’it për zhvillimin e lidhjeve Ruso-Serbe. Gatishmërinë e tij për bashkëpunimin e ngushtë në të ardhmen me të në një spektër të çështjeve bilaterale. Poashtu u theksua bashkëpunimi edhe në agjenda ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.