Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë dhuratë një automjet homologut të tij verikorean, Kim Jong-un.
Dhurata është shenjë e marrëdhënieve të mira mes shteteve, por ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Automjeti rus është për përdorimin personal të diktatorit verkorean dhe i është dorëzuar të dielën nga një delegacion rus, raporton CNN-i.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se automjeti është i llojit Aurus që prodhohet nga shteti rus që prej vitit 2018, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Motra e diktatorit, Kim Yo Jong ka falënderuar Putinin, duke thënë se dhurata ishte shenjë e dukshme e marrëdhënieve personale mes liderëve.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë shprehur shqetësimet për nivelin e ri të partneritetit mes Koresë Veriore dhe Rusisë.
Rusia besohet se është furnizuar me raketa nga Koreja Veriore. Ndërkohë, SHBA-ja frikësohet se Korea mund të përdorë marrëdhëniet me Rusinë për t’u shkëputur nga ndikimi i Kinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.