×
  • Lajme
  • Botë

    Putini: Një ditë, mund të na duhet të bëjmë ujdi me Ukrainën, por partnerët na mashtruan

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 7:20

    Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia ka të ngjarë që duhet të arrijë marrëveshje në lidhje me Ukrainën në të ardhmen, por ndjehet e tradhtuar nga prishja e marrëveshjeve të Minskut.

    Putin tha se Gjermania dhe Franca – të cilat ndërmjetësuan marrëveshjet e armëpushimit në Minsk midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në vitin 2014 dhe 2015 – kishin tradhtuar Rusinë dhe tani po e furnizojnë Ukrainën me armë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

    Në një intervistë të botuar në revistën gjermane Zeit të mërkurën, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshjet e Minskut kishin qenë një përpjekje për t’i “dhënë Ukrainës kohë” për të ndërtuar mbrojtjen e saj.

    Duke folur të premten në një konferencë shtypi në Kirgistan, Putin tha se është “i zhgënjyer” nga komentet e Merkelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!