×
  • Lajme
  • Botë

    Qëllohet për vdekje një polic, nga sulmuesi që hapi zjarr jashtë një stacioni policor

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 13:53

    Spephen Carr është qëlluar për vdekje, derisa ndodhej në veturën patrulluese, jashtë një qendre policore në Arkansas të Shteteve të Bashkuara.


    Autoritetet kanë bërë të ditur, se atë e kishte vrarë London Phillips, i cili besohet se qëllimisht hapi zjarr dhe e vrau nga afërsia.

    Pas një ndjekje të shkurtër, dy polic e kanë vrarë Phillips.

    “Ishte nisur që të vriste dikë, kishte përgatitur armën dhe nisi të shtinte nga afër. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ndiqte shumë grupe ekstremiste dhe të jashtëligjshme”, thuhet në raportin policor.

    Meqenëse videoja e plotë përmban pamje të rënda, policia ka vendosur që ta shpërndajë vetëm një pjesë të saj, në mënyrë që ta informojë publikun për ngjarjen e ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!