×
  • Lajme
  • Botë

    Qeveria zvicerane këshillohet t’i ashpërsojë masat

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 15:38

    Zvicra duhet sërish t’i ashpërsojë masat për frenimin e koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të reja, në mënyrë që ta parandalojë një mbyllje të tërësishme në të ardhmen, ka thënë kreu i ri i task-forcës së këtij shteti për luftimin e koronavirusit.


    Në Zvicër, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka arritur në mbi 200 në ditë, krahasuar me një mesatare prej 35 rastesh gjatë qershorit.

    Martin Ackermann, që e drejton trupin që i ofron këshilla shkencore qeverisë zvicerane, ka thënë se shteti ishte buzë një përhapjeje të madhe të COVID-19 dhe kishte pak mundësi veprimi.

    “Duhet të ndërhyjmë herët për ta parandaluar rritjen eksponenciale”, ka thënë Ackermann për gazetën zvicerane, “Sonntags Zeitung”. “Në të kundërtën, ekziston rreziku i kufizimeve të kushtueshme. Kjo duhet të parandalohet me çdo kusht”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!