Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 114 raste të reja me coronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur dhe 1,824 janë shëruar.
Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë deklaroi të premten se edhe tre persona kanë humbur jetën në këtë vend, si pasojë e coronavirusit.
Në komunikatën për media po ashtu thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste të reja.
Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 2,752 raste me coronavirus, prej të cilave 72 kanë humbur jetën.
Në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, të premten u raportua për shtatë viktima të tjera nga coronavirusi dhe 165 raste të reja.
Maqedonia e Veriut në total ka regjistruar 328 të vdekur nga COVID-19 dhe 6,787 raste pozitive.
Prej këtyre të fundit, 3,583 janë aktive.
Mali i Zi po ashtu raportoi të premten për 47 raste të reja.
Ky vend, i cili në maj ka shpallur fundin e situatës epidemiologjike, ka regjistruar qysh në mes të qershorit 339 raste pozitive – prej tyre katër kanë humbur jetën.
Në total, Mali i Zi ka konfirmuar 616 raste pozitive dhe 13 viktima.
Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima nga coronavirusi.
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi, arrin në 298.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet po ashtu se autoritetet kanë identifikuar 309 raste të reja pozitive nga mostrat e testuara në 24 orët e fundit.
Nga fillimi i epidemisë në Serbi, në mes të marsit, 15,504 persona janë infektuar me coronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.