×
  • Lajme
  • Botë

    Rajoni më i prekur nga koronavirusi hap restorantet të hënën

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 13:50

    Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavisuri në Italinë fqinje, do të rihapë dyqanet, restorantet dhe parukeritë të hënën.


    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria italiane, Lombardia vijon të mbetet rajoni më i prekur nga Covid-19, ku aktualisht janë 34,224 persona të prekur.

    Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij rajoni, menjëherë pas një takimi me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, ku është rënë dakord që autoritetet lokale të lehtësojnë masat e izolimit.

    Ministri për Çështjet Rajonale dhe Autonomitë, Francesco Boccia, pohoi për CNN se autoritetet rajonale do të jenë të lirë të vendosin për rihapjen e zonave. Ai theksoi se para se të ndërmerren hapa, drejtuesit e rajoneve duhet që lehtësimin e masave t’ia komunikojnë më parë qeverisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!