Sekretari në largim i Departamentit të Shtetit në ShBA, Mike Pompeo, ka reaguar pas tollovisë së shkaktuar në njërën nga ndërtesat më të rëndësishme qeveritare nga përkrahësit e presidentit në largim, Donald Trump, i cili po mundohet që ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Pomepo publikoi një fotografi në Tëitter me mbishkrimin “America first” (“Amerika e para”)
Me këtë postim, kryediplomati në largim lë të kuptohet se nuk e përkrah thirrjen e shefit të tij për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe se e përkrah mbrojtjen e institucioneve.
Menjëherë pas zgjedhjeve, Pompeo kishte refuzuar që ta pranojë humbjen e Partisë Republikane.
Ai ka qenë një ndër aleatët më të afërt të Trumpit dhe ka mbajtur një ndër postet më të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, duke qenë bartës i politikës së ashpër të Trumpit kundër Kinës dhe Iranit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.