Republika Serbe ka paralajmëruar daljen e saj nga Bosnja e Hercegovina.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë sot se Republika Serbe është nisur në rrugën e daljes nga Bosnjë e Hercegovina dhe nuk ka kthim prapa.
“Ne do të bëjmë dhe nuk mund të na ndalin as SHBA-të e askush tjetër, sepse mendojmë se marrëveshja e Dejtonit është e shkatërruar, mbi të gjitha me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Dodik para gazetarëve në Sarajevë, raportojnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Koha është, siç ka thënë ai, të dëshmohet se sa seriozisht e ka Republika Serbe në qëllimin e saj duke thënë se ata duhet të vendosin mes dy gjërave, një prej tyre është t’i lejojë vetes të zhduket në qetësi dhe të jetë pjesë e ndonjë pakoje të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.
“Në fazën e parë do të realizohej nëpërmjet përfaqësusve të lartë dhe qëllimit për arritjen e zgjidhjes, e tani e bëjnë nëpërmjet gjykatës kushtetuese, duke dashur ta mbrojnë me arsyetimin e sundimit të ligjit. Nëse do të bëhej fjalë vërtetë për sundimin e ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të huajve dhe ambasadave”, theksoi ai./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.