Një bandë e armatosur ka rrëmbyer studentë në shkollën Salihu Tanko në Nigerinë veri-qendrore.
Gjatë sulmit një person është qëlluar për vdekje dhe një person tjetër është plagosur rëndë pasi banda ka shtënë pa dallim, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Pronari i shkollës, Abubakar Tegina, i tha Reuters se ai ishte dëshmitar i sulmit dhe vlerësoi se ishin marrë rreth 150 studentë. “Unë personalisht pashë midis 20 dhe 25 motorë me njerëz të armatosur rëndë. Ata hynë në shkollë dhe u larguan me rreth 150 ose më shumë studentë ”, tha Tegina, i cili jeton rreth 150 metra larg shkollës.
11 nga fëmijët e marrë janë lënë të lirë nga personat e armatosur sepse ishin “shumë të vegjël dhe nuk mund të ecnin” ndërsa janë rrëmbyer edhe një grup udhëtaresh në autobus kanë deklaruar nga zyra e guvernatorit të shtëtit.
Grupet e armatosura janë fajësuar për një seri sulmesh në shkolla dhe universitete në Nigerinë veriore muajt e fundit, pasi që nga dhjetori kanë rrëmbyer më shumë se 700 studentë për shpërblim.
Sulmi i së dielës në Nigeri ndodhi një ditë pas lirimit të 14 studentëve të rrëmbyer muajin e kaluar nga një universitet në vendin fqinj Kaduna.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.