Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kenya (pranë kufirit me Ugandan).
Rrëshqitja e dheut dyshohet të jetë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Përveç pasojave vdekjeprurëse, rrëshqitja e dheut ka shkaktuar edhe dëme masive në infrastrukturë.
Presidenti i vendit, Uhuru Kenyatta, ka bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i ndihmuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.