Rreth dy milionë njerëzve u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre mes reshjeve të dendura të shiut në disa pjesë të Japonisë.
Paralajmërimet për nivele më të larta të shiut janë lëshuar në një numër prefekturash, përfshirë në Fukuoka dhe Hiroshima, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një grua ka vdekur teksa burri dhe vajza e saj janë zhdukur, pas rrëshqitja e dheut shkatërroi dy shtëpi në prefekturën Nagasaki, për shkak të motit të keq.
Më shumë se 150 trupa, përfshirë policë dhe zjarrfikës janë dërguar për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit në zonë.
“Ata po kërkojnë me kujdes banorët e zhdukur, derisa tregohen vigjilentë për rrëshqitje të mëtejshme të dheut, ku po vazhdon shiu i madh”, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve AFP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.