×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë më të pasura ruse

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 10:36

    Natalia Fileva, një ndër gratë më të pasura të Rusisë, humbi jetën pas aksidentit ajror të avionit në Gjermani.


    Të dielën e 31 marsit, një avion 6-vendësh i nisur nga Kana e Francës nuk mundi të bënte ulje të sigurt, duke u rrëzuar në Egelsbach, jo shumë larg nga pista.

    Përveç 55-vjeçares, në bord ishte një person tjetër si edhe piloti, të cilët fatkeqësisht gjithashtu kanë humbur jetën.

    Natalia Fileva ishte bashkëpronare e kompanisë së dytë më të madhe ajrore në Rusi, e njohur si “Siberia Airlines”. Pasuria e saj vlerësohet rreth 550 milionë euro, ndërsa bashkëshorti i saj, Vladislav Filev, është administrator i deleguar i kompanisë. Në vitin 2018, revista “Forbes” e renditi Filevën si gruan e katërt më të pasur në Rusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!