Pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur pasi aeroplani me të cilin po fluturonin u rrëzua në Georgia të Shteteve të Bashkuara.
Policia lokale njoftoi se kjo familje ishte nisur për të marrë pjesë në një funeral në Indiana, shkruan “NBC News”.
Polici Howard Sills tha se ishte i ulur në zyrë kur e dëgjoi një shpërthim të madh. Disa minuta më vonë, erdhi një telefonatë. Një banor lokal njoftoi se e ka parë një aeroplan në ajër që kishte marrë flakë.
Më vonë pati edhe thirrje të tjera dhe njerëzit treguan se i kanë gjetur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar.
Autoritetet njoftuan se mbetjet e aeroplanit ende po nxirrnin flakë, kur në vendin e ngjarjes kishin arritur ekipet e emergjencës.
Fëmijët që humbën jetën në këtë aksident janë identifikuar me emrat Jayce dhe Alice Lamont. Në aksident vdiqën edhe dy prindërit e tyre.
Pritet që për këtë rast hetimet t’i fillojë Administrata e Aviacionit Civil. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.