×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet në 600 mijë numri i viktimave nga coronavirusi në botë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 20:48

    Numri i viktimave globalisht nga coronavirusi u rrit në 600 mijë, pasi vendet e ndryshme të botës raportuan rritje të rasteve të reja.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së fundmi Hong Kong-u paralajmëroi për një ringjallje të coronavirusit, derisa nxori edhe rregulla të ashpra për bartjen e maskave.

    Vendi më i goditur në botë nga coronavirusi është SHBA me 3.7 milionë raste dhe 140 mijë viktima.

    Në vendin e dytë radhitet Brazili me 2 milionë të infektuar, dhe thuhet se 78 mijë njerëz kanë ndërruar jetë, pasuar me Indinë e cila raportoi 1 milion të infektuar, transmeton Telegrafi.

    Shqetësimet mbi pandeminë po rriten, ndërkohë thuhet se sëmundja po “ringjallet” kohëve të fundit, ndërkaq ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se situata do të përkeqësohet secilën here e më shumë, nëse vende nuk zbatojnë masat paraprake.

    Kujtojmë se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në botë u rrit në 14.3 milionë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!