Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave për zyrtarët e huaj dhe individët e përfshirë në përpjekje për të censuruar fjalën e lirë shtetasve amerikanë jashtë vendit. Këto kufizime përfshijnë deri në ndalim të udhëtimit në SHBA për këta zyrtarë, shkruan Fox News.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Marco Rubio, i cili theksoi se liria e shprehjes është një e drejtë e lindur për çdo amerikan. Ai shtoi se qeveritë e huaja nuk kanë autoritet mbi këtë të drejtë.
“Për shumë kohë, amerikanët janë gjobitur, janë përndjekur dhe madje janë akuzuar nga autoritete të huaja, vetëm për shkak të ushtrimit të të drejtës së tyre për liri të shprehjes,” tha Rubio.
Sipas tij, kjo politikë do të prekë çdo individ që është “bashkëpunëtor në cenimin e kësaj të drejte themelore”.
Deklarata përfshin një ton të fortë diplomatik, duke i bërë thirrje vendeve në Amerikën Latine, Evropë dhe rajone të tjera që të ndalojnë praktikat e ndëshkimit politik ndaj qytetarëve amerikanë.
“Ditët kur këto akte trajtoheshin në mënyrë pasive kanë përfunduar,” shtoi Rubio.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.