×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia fillon procesin e vaksinimit kundër COVID-it për kafshët

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 19:10

    Rusia bëhet shteti i parë në botë që fillon procesin e vaksinimit anti-COVID edhe për kafshët. Vaksinimi ka filluar ditën e sotme në rajone të ndryshme të vendit, ku edhe janë kryer studimet klinike për dozën e përshtatur për kafshët.


    Sipas agjencisë së lajmeve RIA, Moska, Riazani dhe Briansku kanë qenë qytetet e para ku ky proces ka filluar dhe më pas pritet të përhapet edhe për Krimenë dhe Shën Petërburgun.

    Vaksina e quajtur “Carnivac-COV” është e vetmja e përshtatur për përdorim për kafshët dhe aktualisht mund të administrohet tek macet, qentë dhe dhelprat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!