×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia shënon 9,200 raste të reja të koronavirusit

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 12:41

    Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka shënuar 9,200 raste të reja të koronavirusit, mbi 1,300 më pak se një ditë më parë.


    Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 272,043 persona, shkruan “Reuters”.

    Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 119 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga virusi i ri në vendin më të madh në botë shkoi në 2,537.

    Pavarësisht rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur që ta fillojë lehtësimin e masave të kufizimit, ndonëse në Moskë, ku është shënuar shumica e rasteve, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi disa masa.

    Rusia është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, por dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë, ndonëse disa besojnë se shifra zyrtare e viktimave nuk është e saktë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!